Kinë, 760 viktimat nga tërmeti

15/04/2010 21:05

Është ngjitur në 760 numri i viktimave të tërmetit që pak ditë më parë shkatërroi provincën e Qinghait, në Kinë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kineze, sipas të cilave 243 persona të tjerë rezultojnë endë të humbur.

Ndërkohë, numri i të plagosurve është rreth 10 mijë, një pjesë e mirë e të cilëve ndodhen në gjëndje të rëndë në spitale.

Top Channel