Ferguson kërkon portierin Lloris

15/04/2010 15:30

Sir Alex Ferguson e ka gjetur zëvendësuesin ideal të portierit Edwin Van der Saar. Bëhet fjalë për francezin e Lyon, Hugo Lloris.

23 vjecari ndiqet me vëmendje edhe nga Juventusi por skuadra angleze duket më e interesuar për të, pasi holandezi Van der Saar është në fundin e karrierës futbollistike edhe pse këtë sezon ka treguar një formë të mirë fizike dhe teknike.

Sipas “Daily Mail”, Ferguson ofron 15 milionë stërlina. Tekniku skocez i ka kërkuar Lyon-it të marrë një vendim para fillimit të Kupës së Botës.

Top Channel