F1, Schumacher: Sezoni është ende i gjatë

15/04/2010 14:45

Michael Schumacher është gati për betejën për Cmimin e Madh të Kinës.

“Jam ende në garë për titullin botëror”, është shprehur kampioni gjerman, edhe pse për momentin Mercedes-i i tij, nuk ka prodhuar ende rezultatet të mëdha. Por duke filluar nga gara e katërt e sezonit, Schumi është i sigurtë se mund të rekuperojë tërren.

“Nuk ka arsye për të menduar se ky sezon ka mbaruar, për mua dhe shokun tim të skuadrës Nico Rosberg”, thotë ai.

“Përpara nesh është një sezon ende i gjatë dhe e dimë se sa e rëndësishme është të zhvillojmë potencialet tona. Ne mendojmë se mund ta bëjmë këtë shumë mirë dhe në kohë të shkurtër”, shton Schumacher.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA