
Fundi i këtij sezoni futbollistik të Superligës ka sjellë shumë probleme mes skuadrave, në fushën e lojës e jashtë saj.
Mes tolerimeve të skuadrave të kreut ka pasur dhe skena dhune mes skuadrave që janë në luftë për mbijetesë, duke i humbur interesin kampionatit e duke zbehur bukurinw e këtij sporti, që është padyshim më i populluari në të gjithë botën ashtu edhe në vendin tonë.
“I ftoj të vazhdojnë ta shikojnë futbollin si lojë. Duhet që cdokush të pranojë rezultatin. Duhet të rritet niveli i sensibilizimit të shoqërisë. Duhet të arrihet të kuptohet se kjo është një skenë e përshtatshme për sport”, është shprehur kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Grupimi i skuadrave në fundin e renditjes dhe rrezikimi i skuadrave të mëdha për të rënë nga kategoria superiore, ka nxjerrë dhe zërat e ndryshimit të skemës për sezonin e ardhshëm, që do të thotë dhe një shtim të numrit të skuadrave nga 12 në 16. Por presidenti i Federatës edhe pse nuk e përjashton faktin e ndryshimit të skemës, tregon mendimin e tij pro skemës aktuale.
Top Channel