Afganistan, vriten 4 ushtarë gjermanë

15/04/2010 16:55

Katër ushtarë gjermanë kanë mbetur të vrarë në një operacion në veri të Afganistanit, në afërsi të rajonit të Kunduzit.

Lajmin e bën të ditur edicioni online i gazetës “Spiegel”, në të cilin nuk saktësohen rrethanat e sulmit.

Sipas të njëjtit burim, gjatë sulmit mbetën të plagosur gjashtë ushtarë të tjerë me të njëjtën kombësi.

Top Channel