Afganistan, SHBA-të tërhiqen nga “lugina e vdekjes”

15/04/2010 12:30

Talebanët kane shpallur fitoren pas tërheqjes së trupave amerikane këtë javë nga një zonë që quhet “lugina e vdekjes”, në lindje të Afganistanit.

Ushtarakët kishin lënë Korengal, rajoni malor në provincën e Kunarit në kufi me Pakistanin, si pjesë e asaj që quhet nga Isaf “strategjia e re e ripozicionimit”.

Komandanti i forcave të huaja në Afganistan, gjenerali amerikan Stanley McChrystal, po përpiqet të përqëndrojë fushatën e tij kundër talebanëve në zona më të populluara.

Top Channel