Vatikani sqaron skandalet seksuale

14/04/2010 18:50

Vatikani ka vendosur të sqarojë keqkuptimet e lindura nga një kardinal i vjetër, i cili lidhi homoseksualitetin me pedofilinë në skandalin e abuzimeve me të cilin po përballet Kisha.

Një zëdhënës siguroi “të dhënat” për të mbështetur deklaratën, por nga ana tjetër ai tha se krerët e Kishës nuk po përpiqen të bëjnë një mbrojtje me motive psikologjike apo mjekësore.

Kardinali Tarcisio Bertone ka deklaruar se ishte homoseksualiteti dhe jo beqaria fetare, që shtrihej prapa abuzimit me fëmijët.

Por deklarata në fjalë u kritikua nga disa vende, mes të cilëve Franca, e cila dënoi kardinalin për “një lidhje të papranueshme”.

Top Channel