Obama: Shpejt me reformën financiare

14/04/2010 18:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka rikonfirmuar sot qendrimin e tij se reforma financiare duhet të bëhet me shpejtësi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se kjo reformë do të jetë beteja e re politike me republikanët.

“Reforma duhet të aplikohet për të parandaluar një krizë të re. Duhet të veprojmë me shpejtësi pasi nuk mund të lejojmë që ekonomia të jetë sërish në rrezik”, ka pohuar Obama.

Presidenti amerikan ka shtuar se duhen rregulla të reja dhe të rrepta për derivatet, tregu i të cilave është në një rrezik potencial.

Top Channel