Mishel Obama, vizitë surprizë në Haiti

14/04/2010 13:20

Në vizitën e parë zyrtare pa presidentin Barak Obama, zonja e parë e SHBA-ve, Mishel Obama ka zgjedhur dy vende të Amerikës Qëndrore, Meksikën dhe Haitin.

Vizita në Meksikë ishte zyrtarizuar, ndërsa ajo në Haiti është surprizë. Pasi u ul me helikopter në kryeqytetin Port-Au-Prince të shkatërruar nga tërmeti i 12 janarit, Mishel udhëtoi drejt një spitali dhe më pas u takua me presidentin Rene Preval dhe bashkëshorten e tij.

Më pas ajo do udhëtojë drejt Meksikës për të diskutuar rreth problemeve që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe luftën kundër bandave të drogës që veprojnë në kufirin mes dy vendeve. Një temë tjetër bisedimi do jenë edhe ceshtjet ekonomike, ndërsa Mishel ka parashikuar vizita në spitale e universitete.

Top Channel