Kontrabanda e mishit të balenës

14/04/2010 18:05

Një grup ambjentalistësh dhe shkencëtarësh të bashkuar në emër të ruajtjes së kafshëve dhe respektimit të ligjit kanë denoncuar trafikun e paligjshëm të balenave drejt SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.

Ata kanë theksuar se tregtia e mishit të këtyre kafshëve është e ndaluar për të gjitha vendet që kanë nënshkruar Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve në Zhdukje në 1982-shin.

Metoda e përdorur për hetimin ka qënë ajo e krahasimit të të dhënave gjenetike të nxjerra nga mishi i balenave i blerë në mënyrë të ligjshme në Japoni me atë që tregtohen në dy restorantet sushi, një në Los Angeles dhe tjetri në Seul.

Top Channel