Kirgizistan, Bakiev: Gati të jap pushtetin

14/04/2010 17:30

“Është i shqetësuar, i lodhur dhe gati të japë pushtetin e tij”. Kështu ka deklaruar një grup aktivistësh pas një takimi me presidentin Bakiev.

Aktivistët kanë deklaruar se presidenti i Kirgizistanit është i lodhur dhe i gatshëm për një kompromis, me kusht që t’i garantohet siguria.

“Ai e ka kuptuar se sa e rëndë është situata dhe se nuk ka të drejtë të mbetet president. Ai nuk do të kapet pas karrikes së tij”, kanë deklaruar aktivistët.

Top Channel