Interi finalist i Kupës së Italisë

14/04/2010 00:40

Interi është finalisti i parë e Kupës së Italisë pasi ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit 1-0 me Fiorentinën, duke përsëritur kështu fitoren me të njëjtin rezultat në San Siro.

Ka qenë një pjesë e parë më e mirë për skuadrën e Prandelit e cila ka krijuar disa raste për shënim, por që gjithsesi nuk ka mundur të mposht Hulio Sezar.

Me fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 57-të, Eto’o zhbllokon rezultatin pas një asisti të Tiago Motës, duke siguruar kështu kualifikimin për në finalen e Kupës së Italisë.

Tashmë Interi do të pres skuadrën fituese të ciftit tjetër gjysmëfinalist Roma-Udineze, ndeshje që do të zhvillohet më 21 prill. Takimi i parë mes tyre ka përfunduar 2-0 në favor të verdhekuqve.

Finalja e kësaj kupe do të zhvillohet më 5 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA