Indi, uragani shkakton 30 viktima

14/04/2010 11:15

Një uragan i fuqishëm ka marrë jetën e mbi 30 personave në shtetin lindor të Bengalas në Indi.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Ians, sipas së cilës katastrofa preku distriktin e Dinajpurit të Veriut në kufi me Bangladeshin. Sipas autoriteteve, mendohet se gjatë orëve në vazhdim do gjenden të tjerë trupa të pajetë pasi shumë shtëpi janë shkatërruar.

Numri i të pastrehëve nuk dihet ende, ndërsa e gjithë zona është izoluar për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe telefonave.

Top Channel