Indi, rritet numri i viktimave të ciklonit

14/04/2010 14:30

Ka shkuar në 66 numri i të vdekurve nga cikloni që goditi natën e kaluar provincën indiane të Dinajpur, në shtetin e Bengalas Perendimore.

Sipas policisë bilanci i viktimave mund të rritet ende.

Erërat arritën një shpejtësi deri ne 125 kilometër në orë. Qindra persona u plagosën, ndërsa mijëra familje mbetën të pastreha

Top Channel