Hamasi urdhëron mbylljen e tuneleve me Egjiptin

14/04/2010 14:45

Tunelet e përdorura për kontrabandën mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit do të mbyllen me urdhër të Hamasit.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa përgjegjës të zonës. Përmes tuneleve mbërrinin në Gaza pjesa më e madhe e mallrave që shërbënin për banorët e Rripit të Gazës.

Jeruzalemi akuzon Hamasin se po përdor tunelet për të kontrabanduar armë dhe drogë.

Top Channel