Cikago, masakër në familje, 4 të vrarë

14/04/2010 17:40

Katër viktima, mes të cilëve tre fëmijë, si dhe dy të plagosur është bilanci i një shkëmbimi zjarri të ndodhur në një shtëpi në Cikago, pas një diskutimi familjar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave viktimat janë një grua, një fëmijë 7 muajsh dhe dy vajza 3 dhe 16 vjec.

Sipas të njëjtave burime, në pranga ka përfunduar një i dyshuar, një 32 vjecar i akuzuar nga një fëmijë si autori i masakrës.

Top Channel