Nikolas Anelka i jep mundësinë e ëndërrimit Karlo Ançelotit. Dukej e lehtë ndeshja e Celsit me Boltonin edhe pse luhej vetëm në gjysmëfushën e këtyre të fundit.
Kundërshtarët e Celsit nuk kanë toleruar në asnjë moment përball kryesuesëve të Premier Ligës në këtë javë të 34-të të kampionatit anglez.
Kur dukej se do të mbyllje gjithcka në barazim në 45 minutat e para, francezi Anelka arrin të devijojë një pasim të marrë nga Didier Drogba, duke zhbllokuar shifrat e ndeshjes.
Në pjesën e dytë përpjekjet e shumta të bluve të Londrës nuk kanë rezultuar efikase e takimi është mbyllur me shifrat e pjesës së parë.
Tashmë skuadra e Ancelotit ndodhet 4 pikë përpara Mançester Junajtid me ndeshje të barabarta. Tashmë e ka radhën Arsenali të kërcënojë djajt, pasi në rast fitorje mbrëmjen e sotme me Totenhemin, do të arrijë të marrë vendin e dytë e do të ketë një distancë prej 3 pikësh me Celsin.
Top Channel