Bizneset, të varfëra për investime

14/04/2010 20:55

Bizneset thonë se nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të investuar në përmirësimin e teknologjisë.

Sipas tyre, në shumë raste mungesa e fondeve dhe interesat e larta të kredive i detryojnë të importojnë makineri dhe pajisje të përdorura.

“Konkurrenca në tregun shqiptar ka qenë në nivele të ulëta. Gjithashtu, është problemi se për bizneset shqiptare, që në fillim kanë pasur probleme në investime, kreditimet e bankave për makineri dhe pajisje janë më të larta se në vendet e tjera të rajonit”, deklaron Gjergj Buxhuku, kryetar i Konfindustria.

Ndërsa Flamur Hoxha, kryetar i Dhomës së prodhuesve të veshjeve shprehet: “Bëhet fjalë për linja prodhimi me kosto të lartë. Biznesi duhet të ofrojë për të qenë i besueshëm në bankë”.

Vec mungesës së parave, sipërmarrësit thonë se investimet në teknologji pengohen edhe nga politikat e taksave.

“Jo vetëm që mungojnë politikat nxitëse nga qeveritë, por kemi edhe politika bllokuese. Të paguash TVSH për një makineri që prodhon është një absurditet që duhet hequr sa më shpëjet”, shton Buxhuku.

Sipas Bankës Botërore, bizneset shqiptare kanë investimet më të ulëta në rajon në përmirësimin e teknologjisë së tyre, cka sipas bankës mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë, duke e bërë atë më pak konkurruese në tregun ndërkombëtar.

Top Channel