Ahmadinexhad, letër Obamës për antiterrorizmin

14/04/2010 14:05

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad i ka dërguar një letër homologut të tij amerikan, Barak Obama ku kritikon ashpër politikën antiterrorizëm të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmin e bëri të ditur vetë shefi i qeverisë së Teheranit në në faqen internetit dhe radion shtetërore. Ai pohon se i ka bërë disa pyetje presidentit amerikan në lidhje me politikën e qeverisë së Uashingtonit pas atentateve të 11 shtatorit.

“Presidenti i ka rekomanduar gjithashtu Obamës që të mësojë nga politika anti-terror e ndjekur nga Teherani”, shkruhet në deklaratë.

Top Channel