Carlos Tevez sulmon trajnerin Roberto Mancini edhe pse Manchester City është në një moment delikat për shkak se ndodhet në fundin e një sezoni që kërkon ta kurorëzojë me vendin e katërt.
Argjentinasi i cilëson metodat e përdorura nga italiani në stërvitje si “shumë të vështira”. “Jemi në fund të një sezoni dhe na presin ndeshje shumë të rëndësishme por gjithashtu jemi edhe të lodhur”, shprehet sulmuesi për “Daily Mail”.
Ai shton se pavarësisht kësaj, Mancini zhvillon dy seanca stërvitore, një paradite dhe një pasdite. “Nuk arrij ta kuptoj, por une jam lojtar dhe ai trajner dhe do ta pranoj”, shton Tevez. Në 12 ndeshjet e para të sezonit Tevez kishte shënuar vetëm 2 gola por tashmë ka arritur në kuotën 20.
Këtë ngritje në cilësi, ai nuk e shikon si pasojë e seancave të ngjeshura stërvitore. “Ai nuk më ka përmirësuar si lojtar. Jam kthyer sërish në nivelet kur isha para se të dëmtohesha”, shton sulmuesi.
Top Channel