Meksikë, front i ri lufte mes klaneve të drogës

13/04/2010 10:05

Autoritetet meksikane deklarojnë se dy nga kartelet më të fuqishme të drogës në vend kanë lënë mënjanë rivalitetin për të formuar një aleancë kundër një karteli të trete.

Ramon Pequeno, kreu i sektorit të anti-drogës në policinë meksikane, ka deklaruar se karteli i Gjirit dhe La Familia janë bashkuar dhe kanë filluar të luftojnë grupin Los Zetas.

Këta të fundit kanë filluar aktivitetin e tyre si vrasës me pagesë për kartelin e Gjirit në fillim të viteve ’90, ndërsa kohët e fundit ata kanë kërkuar pjesën e tyre në kalimin tranzit të drogës drejt SHBA.

Los Zetas përbëhet nga dezertorë të ushtrisë meksikane dhe konsiderohen nga autoritetet si vrasës mizorë, pasi u presin kokën viktimave.

Top Channel