Man. Utd në sulm për Benzema-Silva

13/04/2010 16:00

Sezoni i Manchester United rrezikon të përfundojë si mos më keq pas eleminimit nga Champions League dhe humbja e vendit të parë në Premier League dhe Ferguson kërkon të marrë masat që ky dështim të mos përsëritet më sezonin e ardhshëm.

Në merkaton verore ai do këmbëngulë për të marrë sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema, i cili i ka zhgënjyer drejtuesit madrilenë në sezonin e tij të pare në Spanjë. Një tjetër objektiv është edhe mesfushori i Valencias, David Silva.

Për të marrë këta dy lojtarë, Ferguson u ka kërkuar drejtuesve të investojnë rreth 68 milionë euro. Benzema mund të shitet për 28 milionë edhe pse nga Lioni u ble për 35 milionë.

Nga ana tjetër, Berbatov po numëron ditët në “Old Trafford”, pasi ai nuk i ka justifikuar asnjëherë 31 milionë eurot që Ferguson shpenzoi për të edhe pse ka 2 sezone që luan me fanelën e “Red Devils”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA