Kubë, qeveria liberalizon berberhanet

13/04/2010 10:35

Qeveria kubaneze po heq dorë nga kontrolli i berberhaneve dhe salloneve të bukurisë, në kuadër të një fushate privatizimesh, që mund të konsiderohet si më e madhja.

Të gjitha berberhanet dhe parukeritë që kanë tre ulëse, ose edhe më pakë, do të lejohen të marrin me qera hapësirën e punës dhe të paguajnë taksat, në vend që të marrin një rrogë shtetërore në fund të muajit.

Sektori i bizneseve të vogla është vënë prej kohësh nën vërejtje për shkak të shërbimit të dobët dhe vjedhjes së shfrenuar.

Ish-presidenti i Kubës, Fidel Castro kombëtarizoi të gjitha bizneset e vogla në vitin 1968, ndërsa tani vëllai i tij Raul po përpiqet të modernizojë sektorin, pa kaluar gjithësesi në një shkallë të lartë kapitalizimi.

Vende të tjera komuniste si Kina dhe Vietnami vazhdojnë të mbajnë nën kontroll politik sipërmarrjet e vogla.

Top Channel