Barcelona në telashe, Iniesta një muaj jashtë

13/04/2010 15:10

Lajm i keq për Barcelonën dhe trajnerin Pep Guardiola pasi mesfushori titullar Andres Iniesta do qëndrojë rreth 1 muaj larg fushave.

Sipas një komunikate të klubit katalanas, lojtari është dëmtuar në stërvitje dhe do rikthehet vetëm në fund të kampionatit.

Ai është dëmtuar në gjurin e djathtë dhe rekuperimi do kërkojë rreth 30 ditë. Mesfushori do humbasë një pjesë të madhe të ndeshjeve të kampionatit dhe përballjen e dyfishtë ndaj Interit për gjysmefinalen e Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA