“Pulitzer”, vlerësohet gazetaria

12/04/2010 23:30

Gazetaria, ashtu sikundër është bërë traditë mori vlerësimet e saj për vitin që lamë pas. Në Nju Jork u ndanë çmimet “Pulitzer”, ku për herë të parë u vlerësua një artikull i botuar në një shërbim informativ jofitimprurës on-line.

Kështu, me çmimin prestigjoz u vlerësua gazetari Sheri Fink i faqes informative të internetit “ProPublica” për artikullin mbi uraganin “Katrina”. Katër çmime shkuan për prestigjozen “Washington Post”, njëri prej të cilëve i takoi gazetarit Antoni Shadid mbi një artikull për luftën e Irakut. Ndërkohë, një vlerësim më pak mori “New York Times”, mes të cilëve ra në sy shkrimi i gazetarit Majkëll Mos mbi produktet e mishit të ndotur dhe ai i Met Riçtel mbi automjetet difektoze dhe rrezikun e celularëve.

Me “Pulitzer” u vlerësua edhe stafi i “Seattle Times” që lidhej me zbardhjen e paanshme dhe objektive të vrasjes së katër policëve në një bar të qytetit të Siatëllit.

Top Channel