Polonia në zi

11/04/2010 15:35

Polonia mbajti frymën dy minuta për vdekjen e presidentit Lech Kaczynsky. Në të gjithë vendin u degjuan vetëm këmbanat e kishave dhe sirenat e policisë. Trupi i pajetë i presidentit mbërriti në Varshavë.

Detyra e vështirë e identifikimit të trupit i takoi vellait binjak Jerusllav Kaczynski i cili udhëtoi drejt Rusisë mbrëmjen e së shtunës së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk.

Të shoqëruar nga kryeministri rus, Vladimir Putin ata panë vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Smolensk dhe pjesër e mbetura nga “Tupolev 954” dhe vendosën aty buqeta me lule.

“Kjo është një tragjedi e tmershme. Nuk është vetëm tragjedia e popullit polak por edhe e jona. Vuajmë bashkë me ju!”, deklaroi kryeministri rus Vladimir Putin.

Top Channel