Poloni, tragjedia, e ëma e Kaczynskit nuk di gjë

11/04/2010 17:35

E ëma e presidentit polak Lech Kaczynski, i cili humbi jetën pas rrëzimit të avionit të tij në tokën ruse, ende nuk është në dijeni të tragjedisë.

E moshuara 83 vjeçare ndodhet e shtruar në spital dhe kushtet shëndetësorë në të cilat ajo ndodhet, nuk lejojnë emocionet e forta pasi ato, sipas mjekëve mbikqyrës të saj, mund të sjellin një fund tragjik edhe për të.

Ndërkaq, duket se të njëjtat arsye kanë shmangur tragjedinë e dyfishtë në familjen Kaczynski, pasi kushtet e rënda shëndetësorë në të cilat ndodhet e ëma 83 vjeçare kanë bërë që vëllai binjak i presidentit, Jaroslavi të anulonte fluturimin për në Smolensk.

Top Channel