Vëllai i Kazinskit nuk ishte në bord

10/04/2010 11:45

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosllav Sikorski njofton se Jarosllav Kazinski, ish-kryeministër dhe njëkohësisht vëllai binjak i presidentit Leh, nuk ishte në bordin e avioni të rrëzuar në Smolensk në Rusi.

Në aksident kanë vdekur presidenti, gruaja e tij, shefi i Shabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, guvernatori, si dhe zëvendësministri i Jashtëm, Andrzej Kremer.

Në bord ndodheshin 132 persona dhe nuk ka asnjë të mbijetuar.

Top Channel