Aksidenti, Medvedev: Komision hetimor për ngjarjen

10/04/2010 10:45

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdhëruar ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur shkaqet e tragjedisë, ku mbetën të vdekur presidenti polak Kazinksi, vellai i tij binjak, zonja e pare e vendit, guvernatori dhe zyrtare te tjere.

Medvedev ka caktuar në krye te komisionit vetë kryeministrin Vladimir Putin, ndërsa në vendngjarje ka dërguar ministrin rus të Mbrojtjes Civile.

Lajmin e bën të ditur agjencia Itar-Tass, duke theksuar se hyrja në zonën e aksidentit është shumë e vështirë.

Avioni i presidentit polak duhet të ulej në aeroportin e Smolenskit për të shkuar më pas në Katyn, ku do t’i bëheshin homazhe 22 mijë viktimave të masakrës me autor Stalinin.

Në bordin e avionit ndodheshin edhe të afërm të zyrtarëve të masakruar në tragjedinë e 1940.

Top Channel