Pedofilia, Papa do të takojë viktimat

09/04/2010 15:45

Papa Benedikti XVI është i disponueshëm për të takuar viktimat e priftërinjve pedofilë.

Lajmin e ka konfirmuar zedhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi.

“Shumë viktima nuk kërkojnë shpërblime ekonomike, por ndihmë të brendshme, një gjykim për vuajtjet e tyre personale”, është shprehur ai.

“Dhe për këtë, Papa është i disponueshëm për t’i takuar”, deklaroi Lombardi.

Top Channel