Kirgizstan, homazhe për viktimat në Bishkek

09/04/2010 12:05

Kirgizstani po mban një ditë zi kombëtare për 76 viktimat e protestave të përgjakshme që hodhën poshtë qeverinë.

Varimet e para po mbahen për ata që vdiqën në protestat që detyruan presidentin Bakiyev të largohet nga kryeqyteti Bishkek.

Mijëra persona janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit për të kujtuar viktimat. Shumë prej tyre fajësojnë presidentin për vdekjet.

“Bakiyev duhet të gjykohet dhe të dënohet me vdekje për gjithë këto krime”, ka deklaruar një qytetar.

Nga ana e tij, Bakiyev ka refuzuar të japë dorëheqjen, por i ka bërë një ofertë për bisedime opozitës, e cila ka ngritur një qeveri të përkohshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat kanë baza ushtarake në Kirgizstan, po e ndjekin me shumë vëmendje situatën.

Top Channel