Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

09/04/2010 10:55

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur pasi një helikopter i NATO-s u rrëzua në jug të Afganistanit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë kontigjentit të forcave ndërkombëtare, sipas të cilave helikopteri u rrëzua në afërsi të qytetit të Kalatit, kryeqendër e provincës së Zabulit. S

ipas burimeve, tre ushtare të kontigjentit të Shteteve të Bashkuara janë mes viktimave.

Ndërkohë, një zëdhënës i guerrilasve talebanë ka deklaruar se helikopteri është rrëzuar pasi është qëlluar nga militantët. Por burimet pranë kontigjentit të trupave aleate deklarojnë se shkaqet janë ende të panjohura.

Top Channel