Itali, tjetër letër kërcënuese për Berlusconi-n

09/04/2010 16:20

Një tjetër letër kërcënuese për kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, është dërguar në selinë e Barit të agjencisë së lajmeve ANSA.

Firma është e “Cavallieri d’Italia Veneto-Friuli-Venezia Giulia” që kërkojnë “dorëheqjen e menjëhershme” të kryeministrit.

“Nëse nuk arrijmë të vrasim ty, do të ekzekutojmë cdo Berlusconi që është i lehtë për t’u vrarë, nipër, fëmijë ose vëllezër”.

Një tjetër letër e këtij lloji ishtë dërguar po në Bari dhjetë ditë më parë.

Top Channel