Facebook, ndihmë në regjistrimin e votuesve

09/04/2010 14:00

Rrjeti social i internetit Facebook do të ndihmojë votuesit e paregjistruar në Britaninë e Madhe që të regjistrohen para afatit të 20 prillit.

Në një lidhje me Komisionin Elektoral, përdoruesit e Facebook që vizitojnë web site-n gjatë fundjavës do të pyeten nese janë regjistruar për të votuar.

Nëse ata thonë “jo”, atëherë do t’u dërgohet një faqe e lidhur me Komisionin Elektoral që i lejon ata të fusin detajet e tyre online.

Më pas, ata duhet ta printojnë këtë faqe dhe ta dërgojnë me postë tek zyra e regjistrimit e këshillit elektoral lokal.

Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahen më 6 maj, ku pritet një betejë e fortë mes laburistëve dhe konservatorëve.

Top Channel