Berlusconi-Sarkozy, vlerësohen raportet

09/04/2010 10:55

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka pritur sot në pallatin Elize kryeministrin italian Silvio Berlusconi, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedimesh.

Në përfundim të takimit, Sarkozy ka deklaruar se Franca dhe Italia ndajnë interesa të përbashkëta.

“Vendimi historik i qeverisë italianë për të zgjedhur energjinë bërthamore afron dy vendet”, ka pohuar Sarkozy.

Ndërsa kryeministri Berlusconi është shprehur se qeveria e tij do të ndjekë shembullin francez të reformave.

“Kemi në mend reforma të shumta dhe do të marrim si shembull presidencializmin francez”, ka nënvizuar Berlusconi.

Top Channel