Traktati nuk zgjidh cështjen e armatimit

08/04/2010 21:35

Presidenti amerikan Barack Obama shkoi në qytetin mesjetar të Pragës pranverën e kaluar për të prezantuar një vizion ambicioz për një botë pa armë bërthamore.

Një vit më vonë ai kthehet sërish, këtë herë për të nënshkruar një traktat me Rusinë që parashikon një botë vetëm me disa mijëra armë bërthamore.

Por prapa të ashtuquajturit pakti i ri “Start”, dy fuqitë do të reduktojnë arsenalet e tyre, por duke ruajtur 1550 koka luftarake secili, përvec mijëra të tjerave që nuk përfshihen nga pakti.

Që të gjithë ngrenë pyetjen: Rreth dy dekada pas përfundimit të luftës së ftohtë, me më shumë terroristë se sa tiranë sovietikë, përse i duhen botës ende ka shumë armë?

Përkrahësit e kontrollit të armëve mendojnë se ato nuk duhen dhe shprehen të zhgënjyer për atë që e cilësojnë “një hap modest” të presidentit Obama për carmatimin global.

Ndërsa për zyrtarët e sigurisë kombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë ende nevojë për një potencë të fortë bërthamorë per t’u siguruar se asnjë vend tjetër nuk do t’i sfidojë.

Top Channel