Kirghizistan, zgjedhjet brenda gjashtë muajsh

08/04/2010 12:45

Zgjedhjet brenda gjashtë muajsh në Kirghizistan. Lajmin e ka bërë të ditur Roza Otunbaieva, kryeministrja e qeverisë së përkohshme të emëruar nga opozita.

Pas dhunës së djeshme, Otunbaieva ka deklaruar se brenda gjashtë muajve do të votohet edhe kushtetuta e re.

Ndërkohë Uzbekistani ka mbyllur kufirin me Kirghizistanin, ndërsa Kazakistani ka përforcuar prej dje masat e sigurisë.

Top Channel