Kirghizistan, Putin ofron ndihmë humanitare

08/04/2010 11:45

Rusia i ka ofruar ndihmë humanitare Kirghizistanit të përfshirë nga grushti i shtetit.

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një bisedë telefonike mes kryeministres se re, Roza Otumbayeva, dhe atij rus, Vladimir Putin që është shprehur i gatshëm për ndihmë.

Kreu i Kremlinit ka kërkuar gjithashtu mbrojtje të përfaqësive diplomatike të huaja në vend.

Top Channel