Kirghizistan, baza amerikane do të qëndrojë e hapur

08/04/2010 09:55

Basa ushtarake amerikane në Manas, në Kirghizistan, fondamentale për operacionet ushtarake në Afganistan, do të qëndrojë e hapur.

Lajmin e ka bërë të ditur Roza Otunbayeva, liderja e opozitës që ka marrë kontrollin e vendit dhe që është emëruar kryetarja e qeverisë së përkohshme.

Otunbayeva ka deklaruar se kontrollon 4 rajone në 7 në të gjithë vendin, ndërsa ministri i Mbrojtjes së qeverisë së përkohshme ka deklaruar se ushtria dhe rojet kufitare janë nën kontrollin e tij.

Top Channel