Kazakistani mbyll kufirin me Kirgistanin

08/04/2010 02:20

Trazirat që kanë përfshirë Kirgistanin kanë detyruar autoritetet e Kazakistanit t’i kërkojnë atyre fqinje mbylljen e kufirit.

Lajmi njoftohet nga agjencia e lajmeve Reuters. Sipas Reuters kërkesa është dorëzuar prej një diplomati të lartë kazak.

“Masa e mbylljes së kufirit do të qëndrojë në fuqi deri kur situata politike dhe sociale në Kirgistan do ta kërkojë”, është shprehur diplomati Dzhoodar Isakonov.

Protesta të fuqishme kanë përfshirë Kirgistanin, ku mbështetës të opozitës kanë rrëzuar qeverinë dhe kanë ngritur një qeveri të re nën udhëheqjen e ish-ministres së Jashtme.

Top Channel