Erdogan: Paqja kërcenohet nga Izraeli

08/04/2010 00:35

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se kërcënimi kryesor i paqes në Lindjen e Mesme mbetet vetë Izraeli.

Deklarata e kreut të kabinetit në Ankara ka ardhur gjatë vizitës së tij në Francë. Erdogan bisedoi me Sarkozi në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, çështjen delikate të programit bërthamor iranian dhe proçesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Ndërkohë pas deklaratës së Erdogan ka ardhur reagimi i ministrit të Jashtëm izraelit, Lieberman, i cili i quajti ato “propagandë”.

Turqia është njëri prej aleatëve më të mëdhenj të Izraelit në botën muslimane.

 

Top Channel