Tajlandë, protestuesit braktisin Parlamentin

07/04/2010 10:05

“Këmishat e kuqe” kanë pranuar të tërhiqen nga oborri i Parlamentit, ku kishin hyrë me forcë për të protestuar kundër qeverisë aktuale të Tajlandës.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga drejtuesit e lëvizjes, pak momente pasi deputetët ishin larguar nga selia në bordin e një helikopteri.

Manifestuesit, të cilët protestojnë prej disa javësh, kërkojnë nga kryeministri Vejajiva që të shpërndajë Parlamentin dhe të shpalle zgjedhje të parakohshme.

Ata mbështesin kryeministrin e rrëzuar Thaksin Shinawatra, i cili jeton jashtë vendit për herë të fundit është parë në Mal të Zi.

Top Channel