SHBA, urdhër për vrasjen e klerikut mysliman

07/04/2010 13:30

Qeveria amerikane ka autorizuar një seri operacionesh për të arrestuar ose për të vrarë klerikun mysliman Anëar al Awlaki, i cili aktualisht ndodhet në Jemen.

Kleriku, i cili është një shtetas amerikan, është vënë në shënjestër për shkak të përfshirjes së tij në disa sulme të planifikuara për në SHBA.

Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Awlaki është lidhur me tentativën për të hedhur në erë një pistë avionësh dhe për një sulm të armatosur në një bazë amerikane.

Urdhëri është dhënë nga administrata e presidentit Obama më herët gjatë vitit, por sapo është zbuluar pas një rishikimi të politikës mbi sigurinë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Jemenin se është kthyer në një parajsë për strehimin e terroristëve të Al Kaedës.

Top Channel