Paris, i burgosuri merr peng mjekun e burgut

07/04/2010 17:20

Një i burgosur i burgut të Sante’, në Paris, ka marrë peng një person, ndoshta një nga mjekët e institucionit.

I burgosuri, 26 vjec, i dënuar me 30 vjet heqje lirie për vrasjen e një shoku të qelisë, ishte në një sektor të sigurisë së lartë të burgut kur ka takuar mjekun, i cili mendohet të jetë kreu i shërbimit mjekësor psikiatrik, dhe e ka rrëmbyer.

Pengmarrësi është në listën e të burgosurve shumë të rrezikshëm.

Top Channel