Koreja e Veriut dënon shtetasin amerikan

07/04/2010 09:50

Koreja e Veriut ka dënuar një shtetas amerikan me 8 vjet punë të rënda për shkak se hyri ilegalisht në territorin e saj.

Lajmin e bën të ditur agjencia koreance “KCNA”, sipas të cilës 30 vjecari Aijalon Mahli Gomes, nga Bostoni, ka pranuar në gjykatë gabimin e tij.

Gomes ka punuar si mësues i gjuhës angleze në Korenë e Jugut dhe kaloi kufirin për në atë të Veriut nga Kina më 25 janar.

Autoritetet koreane lejuan që procesi të ndiqej nga diplomatë suedeze, duke qenë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë përfaqësi diplomatike në Penian.

Gomes, i përshkruar nga kolegët si një i krishter i devotshëm, u ndëshkua nga gjykata edhe me një gjobë prej 700 mijë dollarësh. Ndërkohë, nuk është ende e qartë përse ai kaloi kufirin për në Korenë e Veriut.

Top Channel