Irak, 10 vjeçari kandidat për kamikaz

07/04/2010 17:05

Është vetëm 10 vjeç dhe është rekrutuar nga Al Kaeda për të kryer një atentat kamikaz.

Bëhet fjalë për një të ri irakian të përdorur edhe më parë nga terroristët për të vendosur bomba.

10 vjecari është arrestuar në Bagdad pak para se të hidhte veten në erë.

Pas pyetjeve të bëra nga policia, ai ka dhënë informacione për tre anëtarë të organizatës terroriste që janë vënë në pranga.

Top Channel