Brazil, 100 të vdekur nga përmbytjet

07/04/2010 10:40

Bilanc tragjik në Rio De Janeiro të Brazilit, për shkak të përmbytjeve të orëve të fundit. Të paktën 100 persona regjistrohen të vdekur dhe 90 të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.(UPDATE)

Skuadrat e shpëtimit bëjnë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi shumë persona konsiderohen të zhdukur.

Nëpërmjet televizioneve u bëhet thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos u afrohen zonave të përmbytura. Sistemi i transportit është pranë kolapsit, ndërsa situata është kaotike.

Zyrtarët njoftojnë se të gjitha rrugët janë të mbyllura për shkak të përmbytjeve. Nën ujë ka përfunduar edhe stadiumi Martacan, në Rio, ndër më të famshmit në botë, në të cilin ishte planifikuar të luhej edhe një ndeshje e kupës ‘Libertadores’.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA