Ahmadinexhad: Do t’i thyejmë dhëmbët SHBA-ve

07/04/2010 14:15

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka paralajmëruar presidentin amerikan me anë të një mesazhi në televizionin publik se do t’i japë një përgjigje të fortë strategjisë së re për armët bërthamorë publikuar nga Obama, i cili nuk përjashtoi mundësine e përdorimit të armëve bërthamore ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut.

“Uroj që deklaratat e publikuara të mos jenë të vërteta”, tha Ahmadinexhad në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror.

“Obama ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore dhe kimike kundër atyre shteteve që nuk i përulen SHBA-ve. I them të bejë kujdes, pasi nëse ndjek rrugën e zotit George Bush, atëherë përgjigjja e vendeve të përmendura nga ai do të jetë: Do t’ju thyejmë dhëmbët!”, u shpreh Ahmadinexhad.

Top Channel