Tajlandë, policia bllokon përhapjen e protestave

06/04/2010 09:25

Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer në Bangkok të Tajlandës, ku rreth 1 mijë policë kanë bllokuar rreth 1 mijë protestues anti-qeveritarë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, për fat të mirë nga të dyja palët nuk janë verifikuar dëmtime serioze.

Protestuesit kishin planifikuar që të marshonin në 11 lagje të qytetit, por tani duket se planet e tyre i kanë lënë në pritje.

Manifestuesit anti-qeveritarë kaluan një natë tjetër në qendër të Bangkokut, pavarësisht vendimit të gjykatës që lejonte policinë t’i shpërndante ata.

Protestuesit, të njohur ndryshe si “këmishat e kuqe”, i bëjnë thirrje qeverisë që të tërhiqet, të shpërndajë Parlamentin dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Top Channel