Masakër në Bagdad, viktima e të plagosur

06/04/2010 11:20

Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në qendër të Bagdadit, në Irak.(UPDATE)

Sipas mediave ndërkombëtare, tre ndërtesa rezidenciale janë shembur në zonën veriperëndimore të Bagdadit.

Me siguri deri në këto momente dihet se një nga sulmet ka qenë atentat kamikaz. Shpërthimi ka ndodhur në një restorant popullor në Allawi, pranë rrugës Haifa, në qendër të kryeqytetit, pranë Ministrisë së Kulturës dhe ambasadës së Iranit.

Një reporter i France Press tregon se ka parë se nga rrënojat e ndërtesave të shembura janë nxjerrë njerëz të gjalle dhe mendohet që nën to të ketë persona të tjerë.

Top Channel